MENU
klinika

Marash Kumbulla

“Në Tiranë, njësoj si në Olimpico të Romës”

06.05.2022 - 23:49

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është tepër emocionuar që do të jetë pjesë e finales së Conference League në Tiranë më datën 25 maj.

Këtë gjë shqiptari e ka shprehur haptazi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram, teksa shkruan se në “Air Albania” do të luajë një pjesë të historisë me Romën, duke e cilësuar duelin ndaj Fejnordit si një përballje unike.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë së Romës. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma”, – shkruan Kumbulla.