Sot bëhet 1 vit nga vrasja e Caroline, e cila u mbyt për vdekje sy të fëmijës nga bashkëshorti i saj në, Babis Anagnostopoulos në Glyka Nera, Greqi.
Vrasja tragjike e 20-vjeçares bëri bujë në mediet greke dhe ndërkombëtarë, pasi skena e krimit dhe mënyra se si Babis donte të fshinte gjurmët e vrasjes duke u shtirur si bashkëshorti që po vuante humbjen e gruas tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Vrasja e Caroline është një ndër krimet më të tmerrshme që ka parë Greqia, shkruajnë mediet helene.
Ndërkohë ditën e sotme do të mbahet gjyqi i 31-vjeçarit, ku prittë të rrëfehet për vrasjen makabre të gruas së tij 20-vjeçare.
I akuzuari, i cili ka ndjekur minutë pas minute dëshmitë e dëshmitarëve në gjyqin do të thirret sot për të dalë para gjykatësve dhe për të dhënë shpjegimet e veta për krimin e rëndë, pikërisht një vit nga krimi i tmerrshëm.
Ndërkohë ditën e djeshme, 10 maj përfundoi cikli i dëshmive në Gjykatën e Përzier të Athinës, ku Babis Anagnostopoulos shpërtheu në lot teksa lexonte ditarin elektronik të 20-vjeçares.
Teksa dëgjonte nga kryetarja e gjykatës se çfarë shkruante Caroline për lindjen e saj, por edhe problemet shëndetësore që kishte paraqitur e bija, Babis Anagnostopoulos filloi të qante.