MENU
klinika

Postimi i kryeministrit

Pas finales së Conference League, Rama ka një falënderim: I zbardhën faqen Shqipërisë!

26.05.2022 - 17:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me finalen e Konferencë Ligës të zhvilluar mbrëmë në “Air Albania”.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka falënderuar të gjithë ata që arritën të kontribuoni në një organizim të suksesshëm të evenimentit sportiv.

“Një falenderim i me gjithë zemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Screenshot 2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarja e UEFA-s për finalen e Conference League

“Emocionuese, çdo gjë po shkon shumë mirë në Tiranë”