MENU
klinika

Shantazhe përmes videove intime

Përdhunimi i të miturës, 46 vite burg për 5 autorët

28.05.2022 - 10:44

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë, pas shantazheve përmes videove intime. Konkluzionet përfundimtare dhënë nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.

Por duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar element të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.