MENU
klinika

Disa detaje interesante

Plane për një fëmijë? Rrefehet Einxhel Shkira

05.05.2022 - 10:39

Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në emisonin “Goca dhe gra” dhe ka ndarë disa detaje interesante për veten e saj.

Pasi ju bë nje surprizë mjaft e bukur në studio nga partneri i saj Dj Dagz, ajo rrëfeu se ato ishin lulet e para që ajo ka marrë nga ai. Ajo ka shprehur se po mendon të ketë një fëmijë dhe se ajo tashme ka kohën e duhur për diçka tjetër përvec karrierës duke shtuar se dhe Dagz e mendon diçka të tillë.
“Dua që energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj dhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.

Kjo deklaratë vjen pasi ishte Dagz që mohoi zërat për fejesë mes çiftit duke shprehur se janë të fokusuar tek puna për momentin.
“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka”- u shpreh ai.

Çifti u njohën në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe vazhdojnë të jenë akoma bashkë mesa duket më të lumtur se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti niset për ‘muaj mjalti’

Fejohet Einxhel Shkira dhe Dj Dagz