MENU
klinika

Vlera marramendëse e tij

Policia godet laboratorin e drogës, kufi me Serbinë

24.05.2022 - 12:57

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të rëndësishëm në veri të vendit kundër luftës antikanabis. Pikërisht, në kufi me Serbinë, në fshatin Izvor, policia ka zbuluar një laborator për kultivimin e marijuanës me mbi 10.000 bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se vlera e drogës së konfiskuar kap shifrat e 6 milionë eurove, ndërsa vlera e pajisjeve është rreth 1.5 milionë euro.

Në këtë aksion nuk kanë munguar as të shtënat, ku forcat e policisë dhe doganave janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar, por fatmirësisht nuk raportohet të ketë viktima.

Kësisoj, Ministri Sveçla ka përgëzuar përmes një statusi në Facebook Policinë dhe Doganën e Kosovës për kryerjen me sukses të aksionit antikanabis.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.”
“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.”
“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës.”