“Jam i lodhur, më mjafton, është koha për të shkuar në shtëpi, nuk kam më fuqi të vazhdoj”. Mesazhi i besuar në Instagram është i Ivan Luca Vavassori, ish-futbollistit 29-vjeçar, i cili braktisi fushat e blerta dhe shkoi për të luftuar në Ukrainë, si pjesë e brigadave ndërkombëtare, përkrah ushtrisë së Kievit.
Ditët e fundit ishte shtruar në spital me temperaturë të lartë dhe disa lëndime, pasi i mbijetoi një sulmi rus në Mariupol. “Bëra të pamundurën për të ndihmuar, – lexohet në profilin e Vavassori. – Unë e vura kohën dhe jetën time në dispozicion të popullit ukrainas, por është momenti për të bërë hapa pas.
Unë do të kthehem atje ku jam i lumtur. Kthehem për të marrë gjithçka që është e imja. Gjërat kanë ndryshuar shumë që kur jam larguar, por jam i sigurt se me ndihmën e Zotit do t’i arrij qëllimet e mia. Është koha që të shkoj deri në fund në diçka”.
View this post on Instagram
Krahas mesazhit për “kthimin” e tij, në Instagram, Vavassori ka postuar edhe një foto brenda një avioni. Sipas asaj që mësohet, i riu, i cili ka luajtur futboll në rolin e portierit në Serie C me Legnano, Pro Patria dhe Bra, duke pasur edhe një eksperiencë në Bolivi, është rrugës për t’u larguar nga Ukraina.