MENU
klinika

Kur do ta vizitojë Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian nis turin ballkanik

12.05.2022 - 10:29

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të nisë turin ballkanik javën e ardhshme ku do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mediat në Serbi kanë zbuluar axhenden e zyrtarit të lartë të BE, ndërsa vizita do të nisë me Serbinë në datën 19 maj. Nga Beogradi, Michel do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe më pas Bosnjë Hercegovinë.

Një darkë joformale e organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Bruksel, ministrat e jashtëm të të cilit do të marrin pjesë në një takim të krerëve të diplomacisë së BE-së të hënën e ardhshme.