MENU
klinika

Presidenti i ri

Vangjeli: Dështojnë tre raundet e para, pastaj Rama vjen me dy emra

17.05.2022 - 15:56

Analisti Lorenc Vangjeli ndërsa komentonte zhvillimet e sotme në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës, deklaroi se tre raundet e para do të dështojnë dhe më pas shumica do të zgjedhë presidentin që do.

“Janë shumë larg, real-politikës. I vetmi njeri që e kupton këtë proces është ai që i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur. Do dështojë edhe i dyti edhe i treti. Në të katërtin, Rama do të nxjerrë dy kanididatura. Për momentin, nuk kanë ende një short-list. Teatër komik që luajnë për negociata. Paketën e ka vetë Rama vetë që s’ua tregon as të vetëve.”

Kurse duke u kthyer tek opozita dhe roli që ajo ka në këtë proces, Vangjeli theksoi se s’mund të vendosen kushte pasi kjo do të ishte tallje me vetveten. Ajo që opozita duhet bëjë sipas analistit, është që të paktën të imponohet me emra që mund të bindin publikun.
“Alibeaj e Berisha s’kanë asgjë të tillë. Berishën s’e pranojnë fare në tryezë. Vendos kushte PD e Alibeajt, nuk kanë mundësi. Nuk mund të ulen në tryezë. Kjo është tallje me vetëvveten. Karta morale, opozita e ka të pamundur nga kjo pikëpamje që të bindë shqiptarët edhe moralisht. Le të imponohen me emra. Të paktën të bindin publikun.”

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!