MENU
klinika

Umberto Eco: Libri thesar i përjetshëm!

Provoni ta lexoni DANTEN në kompjuter dhe…

25.05.2022 - 17:50

        Umberto Eco një intelektual i shumanshëm dhe armiqësor ndaj çdo kategorizimi tepër të rreptë. Eseist, profesor shkrimtar, përkthyes, filozof, semiolog: trashëgimia që mundi t’i lërë kulturës italiane është e pamatshme./Konica.al

Ka dy lloje librash, nga ata për t’u konsultuar dhe nga ata për t’u lexuar. Të parët (prototipi është regjistri telefonik, por mund të arrihet deri te fjalorët dhe enciklopeditë) zënë shumë hapësirë në shtëpi, janë të vështirë për t’u manovruar dhe kushtojnë shtrenjtë. Ata mund të zëvendësohen me disqe multimediale, duke liruar kësisoj hapësirë, në shtëpi dhe në bibliotekat publike, për libra për t’u lexuar (që nisin nga “Komedia Hyjnore” deri te romani më i fundit detektiv). Librat që do të lexohen, nuk mund të zëvendësohen me asnjë pajisje elektronike.

Ata janë krijuar për t’u marrë në dorë, edhe në shtrat, edhe në një varkë, edhe atje ku nuk ka priza elektrike, edhe aty ku ka mbaruar çfarëdolloj baterie, ata mund të nënvizohen, durojnë vesh lepuri dhe shënjues librash, mund të lihen përtokë ose t’i braktisni të hapura mbi kraharor ose mbi gjunjë kur kotemi, qëndrojnë në xhep, dëmtohen, marrin një fizionomi individuale sipas intensitetit dhe rregullsisë së leximeve tona, na kujtojnë (nëse duken shumë të rinj dhe të paprekur) që nuk i kemi lexuar ende, lexohen duke e mbajtur kokën si të duam ne, pa na imponuar leximin fiks dhe të tensionuar të një ekrani kompjuteri, shumë miqësor në çdo gjë përveç zverkut./Konica.al

Provoni të lexoni gjithë “Komedinë Hyjnore”, qoftë edhe një orë në ditë në kompjuter dhe më thoni pastaj. Libri në letër bën pjesë te mrekullitë e teknologjisë të përjetshme, ku futen rrota, thika, luga, çekiçi, tenxherja, biçikleta. Thika u shpik shumë herët, biçikleta shumë vonë. Por sado që mundohen projektuesit, duke modifikuar disa detaje, thelbi i thikës mbetet gjithmonë i njëjtë. Ka makina që zëvendësojnë çekiçin, por disa gjëra do të kërkojnë gjithmonë diçka të ngjashëm me çekiçin e parë që u shpik ndonjëherë në koren e tokës. Ju mund të shpikni një sistem tejet të sofistikuar ndërrimi, por biçikleta mbetet ajo që është, dy rrota, një shalë dhe pedale. Ndryshe quhet motoçikletë dhe kjo është çështje tjetër. Njerëzimi ka evoluar ndër shekuj, duke lexuar dhe shkruar fillimisht në gurë, mandej në tablete, pastaj në rrotulla, por ishte një përpjekje e mundimshme. Kur zbuloi se fletët mund të lidheshin së bashku, edhe nëse do të ishin ende dorëshkrime, ai psherëtiu i lehtësuar. Dhe njeriu nuk do të jetë kurrë në gjendje të heqë dorë nga ky mjet i mrekullueshëm. Forma e librit përcaktohet nga anatomia jonë. Libri është një sigurim jete, një pavdekësi e garantuar. Një pavdekësi e garantuar që Eco, ka fatin ta jetojë përditë, duke marrë jetë në faqet e eseve dhe romaneve të tij. Sikur Jehona (Eco) e mitit, zëri i tij do të vazhdojë të jehojë brenda nesh, edhe shumë kohë pas vdekjes së tij./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do t’ju bëjë të reflektoni shumë për jetën tuaj

Letra dhe këshillat që Umberto Eco i la “amanet” nipit para vdekjes


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit