MENU
klinika

Analiza

Pse Franca po bën rolin e “policit të mirë” me Rusinë?

17.05.2022 - 20:00

Duket se është e lehtë – ndoshta pak dekadente – të kesh një këndvështrim të moderuar në lidhje me Rusinë parë nga syri i demokracive të Evropës Lindore që e shohin shkatërrimin e Moskës ndaj fqinjit të tyre Ukrainën si një kërcënim të menjëhershëm dhe urgjent për sigurinë e tyre.

Le të supozojmë se Franca po përpiqet të luajë rolin e një polici të mirë ndaj policit të keq të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, në një përpjekje të përbashkët për të përfunduar luftën e Vladimir Putin sa më shpejt të jetë e mundur. Në atë rast, si mund të luhet një skenar i policëve të mirë, policëve të keq?

Austin mbajti një qëndrim të ashpër në komentet ndaj gazetarëve më 25 prill. Ai ishte në Poloni me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken pasi të dy vizituan Kievin për të demonstruar mbështetjen e SHBA për pavarësinë e Ukrainës.

Austin i bëri thirrje Perëndimit që të dobësojë Putinin. “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë që nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”, tha ai.

Që nga ajo kohë, Rusia është bërë vërtet më e dobët.

Megjithëse bombardimet pa dallim të Ukrainës vazhdojnë, forcat ajrore ruse kanë hequr dorë nga çdo pretendim për të arritur epërsi ajrore. Ushtria është tërhequr nga Kharkiv. Marina, pas fundosjes së Moskva-s, anijes së saj të Detit të Zi, po zmbrapset jashtë rrezes së raketave ukrainase, duke i dhënë fund kështu çdo perspektive realiste të një sulmi amfib në portin e Odessa.

Këto janë disa nga dështimet taktike. Në një nivel strategjik, Rusia është edhe më keq.

Firmat e mëdha kineze të teknologjisë thuhet se po i shmangen shitjeve në Rusi, duke sinjalizuar se Pekini nuk do të shpëtojë aleatin e tij të gabuar. Finlanda ka kërkuar të bashkohet me NATO-n, me Suedinë që ka të ngjarë të bëjë njësoj, duke i shtuar më shumë forcë aleancës që diktatori rus kishte shpresuar të shkatërronte.

Dhe shfaqja e forcës së Putinit në Ditën e Fitores ishte e kotë mes raporteve të ushtarëve rusë që refuzonin të bashkoheshin në luftë.

Kalojmë tek polici të mirë. Në një fjalim pak pas Ditës së Fitores së Putinit, presidenti francez Emmanuel Macron i ofroi një degë ulliri Moskës, teksa në një farë mënyre qortoi Austin. “Ne duhet, së bashku, kurrë të mos i dorëzohemi tundimit të poshtërimit, as frymës së hakmarrjes”, tha Macron, duke shtuar: “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Ne po punojmë në Evropë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për kthimin e paqes në kontinentin tonë”.

Thelbi i rutinës së një polic të mirë dhe të keq është t’i japë një djali të keq një iluzion kontrolli, një ndjenjë se ai po zgjedh fatin e tij.

Polici i keq i heq çdo shpresë. Pastaj polici i mirë thotë: Më lër të të ndihmoj të ruash dinjitetin. Nuk duhet të merreni me atë. Ju mund të zgjidhni të merreni me mua.

Megjithatë, mos bëni gabim: polici i mirë është ende në anën e policëve.

Franca ndihmuar në armatimin e ukrainasve. Premton të dërgojë më shumë. Franca ka dënuar pushtimin rus në Kombet e Bashkuara, i është bashkuar sanksioneve të ashpra që po dobësojnë ekonominë e Rusisë dhe ka dërguar ekspertë mjeko-ligjorë për të ndihmuar në mbledhjen e provave të krimeve të luftës ruse. Aleanca mbetet e fortë.

Polici i mirë po i ofron Putinit një rrugëdalje.

Problemi është mospërfillja gjakatare e Putinit. Ai nuk mund ta pranojë veten se ka gabuar në një shkallë epike, me çmimin e mijëra jetëve, shumë qyteteve të shkatërruara dhe të ardhmen e Rusisë si një fuqi globale.

Mallkimi i qeverive totalitare është se vrasin njerëz për të thënë të vërtetën; bëjeni këtë mjaft herë dhe përfundoni me një komb gënjeshtarësh.

Putinin e gënjyen për gatishmërinë e ushtrisë së tij, e gënjyen për fuqinë e qeverisë ukrainase dhe e gënjyen për dobësinë e Perëndimit.

Tani ai po gënjen veten se ka alternativa të tjera već dorëzimit.

Nëse do të dobësohet më tej Rusia, nuk është kryesisht një pyetje për Shtetet e Bashkuara.

Është një pyetje për Vladimir Putin. Çdo ditë ai vazhdon të luftojë në Ukrainë, ai dobëson Rusinë.

Putini do të bënte mirë të pranonte ftesën franceze për të negociuar kushtet e kapitullimit të tij. Fatkeqësisht, nuk ka mbetur asnjë provë se ai është i logjikshëm.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Kriza më serioze në Evropë, pas viteve '80''

Analistët tregojnë për CNN, pasojat e një lufte

Mediat amerikane: 2022 mund të jetë një vit i ri për Evropën

“Një rrugë pa kthim, kundërshtimi i vlerave perëndimore”