MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Pse po kundërshtohet zgjerimi i NATO-s?

21.05.2022 - 09:03

Shumica e konservatorëve mbështesin anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s, të cilën Presidenti Biden e miratoi pas takimit me liderët e vendeve nordike të enjten.

Por disa jo. Megjithatë kundërshtimi i anëtarësimit të tyre është shumë i gabuar.

Konservatorët që kundërshtojnë shtrirjen e NATO-s drejt veriut japin disa argumente të thjeshta.

Disa pretendojnë se të dy vendet nuk do të shtojnë ndjeshëm fuqinë e aleancës. Të tjerë argumentojnë se do të ishte një provokim i panevojshëm për Rusinë, e cila e kundërshton fuqishëm zgjerimin. Ata gjithashtu vënë në dukje se Finlanda ndan një kufi prej 830 miljesh me Rusinë, gjë që mund të rrisë mundësinë e konfliktit.

Asnjë nga këto argumente nuk duhet të injorohet, por balanca e faktorëve peshon në drejtim të kundërt.

Mbajtja e Evropës në linjë me Shtetet e Bashkuara ka qenë një gur themeli i politikës së jashtme të SHBA-së që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ka një arsye të thjeshtë për këtë: Nëse fuqia ekonomike e Evropës do t’i shtohej asaj të armiqve tanë, fuqia e kombinuar do të rezultonte në një luftë që Shtetet e Bashkuara do ta humbnin ose do të komprometonte ngadalë sigurinë ose lirinë e saj.

Finland and Sweden submit applications to join NATO | Russia-Ukraine war News | Al Jazeera

Kjo mbetet e vërtetë edhe pse rritja e Kinës, Indisë dhe kombeve të tjera e ka anuar ekuilibrin global nga fuqitë më të vjetra evropiane.

Ekonomia e  Bashkimit Evropian mbetet më e madhe se ajo e Kinës, pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të këtij kombi. Nëse Evropa rreshtohet me Shtetet e Bashkuara në nivel global, një bosht euroaziatik i Kinës, Rusisë dhe Iranit do të duhet të jetë i kujdesshëm për të shmangur rrezikun e konflikteve të rëndësishme.

Nëse Evropa do të shkëputej nga ne, qoftë edhe vetëm si një palë neutrale në një konfrontim SHBA-Kinë, rreziku për Shtetet e Bashkuara do të përshkallëzohej në mënyrë dramatike.

Këto konsiderata nënkuptojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithçka që munden për  shqetësimet e sigurisë të aleatëve tanë evropianë, ndërkohë që i nxisin ata që t’i marrin më seriozisht shqetësimet tona me Kinën dhe Iranin.

Pushtimi rus i Ukrainës tronditi fuqitë tradicionale evropiane si Gjermania dhe Franca, sepse ata besonin me naivitet se integrimi me ekonominë e Rusisë dhe qetësimi i egos së Vladimir Putinit do ta pengonte ariun rus. 

ta tani e kuptojnë se riarmatimi dhe konfrontimi janë të nevojshëm për të shmangur dominimin rus dhe ata janë gjithnjë e më të gatshëm të paguajnë çmimin ekonomik dhe ushtarak për ta bërë këtë.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të refuzonin të pranonin Suedinë dhe Finlandën në NATO, do t’u thoshte këtyre kombeve se ne nuk e vlerësojmë më aleancën evropiane. Kjo nuk mund të jetë në interesin tonë.

As nuk është e vërtetë që shtimi i Suedisë dhe Finlandës nuk i shërben ushtrisë sonë.

Të dy kombet kanë ushtri serioze, edhe pse relativisht të vogla.

Finlanda porositi 64 avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara përpara pushtimit të Rusisë dhe industria vendase e mbrojtjes suedeze prodhon disa nga pajisjet më të avancuara në botë.

Të dy vendet planifikojnë të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes në dritën e pushtimit të Ukrainës, duke e bërë edhe më të rëndësishëm kontributin e tyre në mbrojtjen kolektive.

Shtetet e Bashkuara nuk do të duhet të vendosin mijëra trupa në këto vende për t’i mbrojtur ato.

Vendndodhja strategjike e kombeve shton gjithashtu sigurinë e NATO-s. Për vite me radhë, Rusia ka rritur provokimet e saj ushtarake në Detin Baltik, me të cilin kufizohen si Suedia ashtu edhe Finlanda.

Kjo tashmë kishte frikësuar veçanërisht Suedinë, e cila ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes dhe bashkëpunimin informal me ushtrinë amerikane si përgjigje.

Shtimi zyrtar i vendeve në NATO rrit gjithashtu kapacitetin e saj për të mbrojtur tre anëtarët baltik të NATO-s – Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – nëse Rusia i kërcënon ata.

Can Turkey stop Finland, Sweden from joining NATO? Why it's seeking 'bargains' - National | Globalnews.ca

Dështimi për të pranuar Suedinë dhe Finlandën do të sinjalizonte se Shtetet e Bashkuara nuk e vlerësojnë pavarësinë e këtyre anëtarëve, gjë që mund të nisë shpërbërjen e të gjithë aleancës.

Vendimi do të ndikojë gjithashtu në aftësinë tonë për t’u përballur me sukses me Kinën.

Kombet evropiane kanë rimenduar pikëpamjen e tyre të mëparshme dashamirëse ndaj Kinës për shkak të mbështetjes së saj të heshtur për pushtimin rus.

Udhëheqësit evropianë mund ta rimendojnë përsëri nëse Shtetet e Bashkuara sinjalizojnë se po tërhiqen prej tyre duke refuzuar të pranojnë vendet nordike.

Kjo do të dobësonte Shtetet e Bashkuara në konfliktin e saj me Kinën, rezultati saktësisht i kundërt me atë që shumë konservatorë që kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s thonë se duan.

Nevojat tona të sigurisë na detyrojnë të përfshihemi globalisht në një shkallë që do të kishte qenë e panevojshme një shekull më parë.

Ne nuk duhet të shkojmë “jashtë vendit në kërkim të përbindëshave për të shkatërruar”, siç e tha John Quincy Adams, por as nuk duhet të pretendojmë se përbindëshat nuk po përgjojnë përtej brigjeve tona.

Ajo që ndodh në Helsinki nuk do të qëndrojë në Helsinki. Konservatorët duhet ta kuptojnë këtë dhe të mbështesin me entuziazëm anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të dorëzohet brenda javës bashkë me Finlandën"

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO