MENU
klinika

Tjetër sukses

Puna e Valdrin Sahitit nuk mungoi as në “Festivalin e Kanës”

21.05.2022 - 10:22

Valdrin Sahiti nuk di të ndalet! Stilisti mjaft i njohur së fundmi ka veshur blogeren e famshme, Leonie Hanne, e cila është paraqitur me fustanin e Sahitit në Festivalin e Kanës.

Fustani që ka veshur ajo është i gjithi i punuar me mjaft mjeshtëri.

Ka qenë vetë blogerja e njohur, ajo që ka publikuar një video me këtë fustan përrallor ku i ka bërë ‘tag’ edhe stilistit të mirënjohur.

Mirëpo nuk është hera e parë që Sahiti vesh yjet botërorë. Më herët, ai ka rrëfyer se ishte kontaktuar nga reperja Cardi B, e cila më pas veshi një fustan të zi e mjaft elegant të krijuar nga stilisti.

Edhe këngëtarja Bebe Rexha është veshur shpeshherë nga Valdrini!

Por duhet kujtuar edhe fustani i kuq që pati veshur diva e muzikës, Beyonce. Ai fustan u përfol jashtë mase.

Stilisti rrëfeu se ishte vetë këngëtarja Beyonce, me anë të asistentëve të saj, që kontaktoi me Valdrinin.

“Janë ato vetë që bien në kontakt me ne dhe nëpërmjet asistentëve. Diskutuam për shumë fustane, jo vetëm për të kuqin që zgjodhi. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Besoj fort se arti nuk ka kufinj, pavarësisht moshës apo vendit”, ka thënë Valdrini më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pamja e saj në duart e stilistit shqiptar

Çmimet Grammy/ Valdrin Sahiti vesh Beyoncen

Ja kush e veshi divën këtë herë

Beyoncé zgjedh sërish dizajnerët shqiptarë!

Veshur nga stilisti shqiptar

Edhe Chrissy Teigen “shkëlqen shqip”!