MENU
klinika

"Thaçin e gjeta…."

Rama flet pas vizitës në paraburgim në Hagë

10.05.2022 - 16:09

Kryeministri Edi Rama ka folur pas vizitës në Hagë në paraburgim që i bëri ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Rama tha se kjo vizitë ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçin e gjeti “në top formë”.

Kreu i qeverisë në mesazhin e shkurtër jashtë ambienteve të paraburgimit të Hagës, shtoi se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë.

“Ishte një vizitë, ishte një çmallje e nevojshme, Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë.


Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha kërkon me insistim dënimin e Thaçit për krime lufte

“Rama shkoi në Prishtinë, sepse duan të shkatërrojnë Gjykatën Speciale!”

“Muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot entuziazmin”

“Vëlla Edi…”, Hashim Thaçi mesazh Ramës për fitoren në zgjedhje