MENU
klinika

Alibeaj i përgjigjet Ballës

Raundi i dytë për Presidentin/ Alibeaj: Opozita të propozojë 4 kandidatë

18.05.2022 - 10:42

Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj iu pergjigj deklarates se kolegut te tij socialist Taulant Balla qe tha se mazhoranca nuk e pranon kushtin se opozita duhet te beje kater propozime kandidaturash per Presidentin e ri te vendit.

Sipas Alibeajt, propozimi i tyre per te paraqitur kater emra eshte per te pasur konsensus.

“Mos e konsideroni e nuk është kurrsesi i tillë, as kushtëzim, as lojë force, as provokim ndaj askujt, mos u ndjeni të tillë, është thjesht një shërbim që i bëhet nën frymën e kushtetutës këtij procesi për ti vënë baza të shëndosha presidencës 5 vjeçare”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj: Nuk i kemi qëndruar fiks e strikt të drejtës sonë për të propozuar në mënyrë ekskluzive. Për të qenë gjithmonë nën frymën e konsensusit, shërbimin që do duhet ti bëjmë presidentit është menduar që të mos jetë një propozim i vetëm që automatikisht do shndërrohej në emërim por propozim i zgjeruar për i dhënë hapësirën e duhur proporcionale e pjesës tjetër për të qenë pjesë e këtij procesi.

Prropozijmë nga opozita katër kandidatura nga të cilat dy të mund ti përzgjedhë nga ana juaj e pjesa tjetër është e thjeshtë në arritjen e emrit final.

Jo një proces përjashtues, një proces gjithëpërfshirës me kronologjinë e përcaktuar ku në mënyrë të përcaktuar i jepet pozita vendi, secilit ishull brenda parlamentit për të konverguar në një proces që sintetizon të gjitha shijet brenda parlamentit.

Nëse arrihet kjo arrihet një gjë e madhe.

Jemi në sy të publikut njerëzit na gjykojnë për gjithcka bëjmë e themi jemi të prirur të dëgjomë qëndrimin tuaj.

Mos e konsideroni e nuk është kurrsesi i tillë, as kushtëzim, as lojë force, as provokim ndaj askujt, mos u ndjeni të tillë, është thjesht një shërbim që i bëhet nën frymën e kushtetutës këtij procesi për ti vënë baza të shëndosha presidencës 5 vjecare.

Alfa është kjo ai që do jetë president duhet ta dijë që nga kjo godinë ka pasur mbështetje madje se nga kjo godinë presidenti nuk është zgedhur si një lojë e vogël meskine por duke parë çfarë virtytesh duhet të ketë. Nesër presidenti do duhet të jetë peng i reputacionit publik që ka krijuar në të shkuarën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Derë e hapur për grupet e tjera parlamentare të opozitës

Raundi i dytë/ Balla dhe Alibeaj ulen sot për Presidentin e ri!