MENU
klinika

“Hitleri kishte gjak hebre”

Rusia nuk i ndal sulmet ndaj Izraelit: Po mbështesni regjimin neonazist të Kievit!

03.05.2022 - 12:14

Ministria e Jashtme e Rusisë ka vijuar sulmet diplomatike ndaj Izraelit edhe mëngjesin e kësaj të marte.

Në një postim në Twitter Ministria e Jashtme ruse nënvizon se deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid, tregojnë qasjen e vendit hebre për të mbështetur regjimin neonazist të Kievit.

“Ne i kushtuam vëmendje deklaratave antihistorike të kreut të ministrisë së jashtme izraelite Yair Lapid, të cilat shpjegojnë në masë të madhe kursin e qeverisë aktuale izraelite për të mbështetur regjimin neonazist në Kiev”, shkruan ministria ruse në Twitter.

Postimi lidhej me një ese prej 900 fjalësh mbi atë që Moska pretendon se është dëshmi e antisemitizmit në Ukrainë dhe një mësim historie mbi atë që ata thonë se është dëshmi e bashkëpunimit të hebrenjve me nazistët para holokaustit.

Përplasja diplomatike mes dy vendeve lindi pasi deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në fundjavë, i cili tha se Adolf Hitler kishte origjinë hebraike. Lavrov e bëri këtë pohim në një televizion italian kur u pyet se pse Rusia po kryen “denazifikimin” e Ukrainës, kur vetë presidenti ukrainas është një hebre.

Izraeli kritikoi Lavrovin dje, duke thënë se pretendimi i tij ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëron tmerret e Holokaustit nazist.