MENU
klinika

Nga Bahrein në Kinë e Japoni

Sa kushton organizimi i një gare në Formula 1

02.05.2022 - 13:26

Të organizosh një garë të Formula 1 nuk është e lehtë, pasi për të mirëpritur për një fundjavë pilotët më të mirë në botë kushton shumë. Këtë sezon do të zhvillohet numri rekord i 23 garave në këtë sport, por sa kushton për të organizuar një garë të tillë shpejtësie?

Për pista të ndryshme shuma që organizatorët duhet të paguajnë pranë Formula 1 është e ndryshme. Gjithsesi, bëhet fjalë për një shumë marramendëse, që jo të gjithë e përballojnë. Prandaj dhe mjaft pista janë detyruar të tërhiqen (në Gjermani), për shkak të kostove të larta.

Pistat që kanë hyrë në Formula 1 dekadën e fundit kanë edhe kontratat më të shtrenjta me Liberty Media, kompania që zotëron këtë sport. Ja kontratat që pistat e F1 kanë me Liberty Media:

Bahrein, 45 mln $

Arabia Saudite, 55 mln $

Australia, 35 mln $

Imola (Itali), 20 mln $

Miami (USA), bashkëpunim me F1

Spanja, 25 mln $

Montecarlo, 15 mln $

Azerbajxhan, 55 mln $

Kanada, 30 mln $

Franca, 22 mln $

Austria, 25 mln $

Anglia, 25 mln $

Hungaria, 40 mln $

Belgjika, 22 mln $

Holanda, 32 mln $

Monza (Itali), 25 mln $

Rusia, 50 mln $

Singapori, 35 mln $

Japonia, 35 mln $

Meksika, 25 mln $

Austin (USA), 25 mln $

Brazili, 25 mln $

Abu Dhabi, 40 mln $

Kina, 50 mln $

Katari, 55 mln $

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN