MENU
klinika

Bordi merr vendimin

Sa lekë do shiten nafta dhe gazi nga sot?

18.05.2022 - 20:30

Bordi i Transparencës ka vendosur që nga sot nafta do të shitet 234 lekë për litër, kurse benzina me 237 lekë dhe gazi 90 lekë.

Kështu, nafta është ulur nga 237 lekë për litër në 234 lekë për litër. Ndërsa benzina është shtrenjtuar nga 234 lekë për litër në237 lekë për litër.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, duke mbetur në vlerën 90 lekë për litër.

Për këto produkte, çmimet e shitjeve me shumicë janë 222 lekë për litër nafta, 225 lekë/litri benzina dhe 78 lekë për litër gazi. Çmimet hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë