24.05.2022 - 12:58
Sërish alarm për bombë në Rektoratin e Prishtinës. Policia e Kosovës ndodhet aktualisht në ambientet e Rektoratit, dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimit të këtë informacioni.
Kujtojmë se edhe javën e kaluar ka pasur një informacioni për bombë, por rezultoi i rremë.
Alarme të tilla për bombë ka pasur edhe në të kaluarën për institucione të tjera të Prishtinës, si te shkolla “Xhevdet Doda” dhe te Stacioni i Autobusëve, por të gjitha kanë rezultuar të rreme.