MENU
klinika

Ia hoqën Turqisë

SHBA-të gati të furnizojë Greqinë me avionët F-35

17.05.2022 - 12:51

Greqia do të blejë në vitet e ardhshme një skuadron avionësh F-35 që më parë ishin “dëshira e zjarrtë” e Turqisë për të marrë armatimin në hapësirën ajrore të Egjeut dhe më gjerë në Mesdheun Lindor.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori dritën jeshile që vendi të mund të furnizohet me F-35, gjë që iu mohua Turqisë kohët e fundit për shkak të lojës politike me Rusinë dhe pasi vendi refuzoi që të vendoste sanksione ndaj pushtuesit të Ukrainës.

Njoftimet për përforcimin e Forcave Ajrore Greke me avionë luftarakë të gjeneratës së 5-të janë bërë, sipas raportimeve, nga burime të larta të qeverisë greke menjëherë pas takimit të Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Joe Biden dhe bisedimeve mes delegacioneve të dy vendeve.

Lajmi më pas u konfirmua nga të dyja palët.

Mediat greke, duke cituar burime diplomatike thonë se në takimin kokë më kokë Mitsotakis-Biden në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në bisedimet dypalëshe që pasuan ndërmjet delegacioneve të vendeve, u ra dakord që “mbrojtja afatgjatë e vendit kundër kërcënimit turk me F35 do të ndodhë nga viti 2028 e në vazhdim kur Greqia do të ketë hapësirën e nevojshme buxhetore për të vazhduar me një treg kaq të rëndësishëm. /abcnews.al/