MENU
klinika

Përfundon pas nëntëmbëdhjetë sezonesh

Shkëlqimi dhe rënia e Ellen Degeneres

27.05.2022 - 10:25

Shfaqja e Ellen DeGeneres përfundon sot pas nëntëmbëdhjetë sezonesh dhe mbi tre mijë episodesh dhe Jennifer Aniston është e ftuara e fundit, për t’u siguruar që të përfundojë me zhurmë.

Gjatë dy dekadave të fundit, prezantuesja 64-vjeçare e emisionit, Ellen DeGeneres ka intervistuar njerëzit më të famshëm në botë dhe ka argëtuar miliona anembanë globit. Por cdo gjë filloi të shembet në mars 2020, kur filluan të shfaqeshin akuza se Ellen nuk ishte ajo që dukej.

Përpara skandalit në vendin e punës, Ellen, 64 vjeç, ishte një nga personalitetet më të njohura në TV amerikan, e njohur për personazhin e saj në ekran dhe moton “të jesh i sjellshëm”, shpesh duke marrë pjesë në dhurata bujare ose akte bamirësie.

Por në vitin 2020, u shfaqën pretendimet për një kulturë toksike të punës. YouTuber-ja Nikkie de Jager, ishte një nga njerëzit e parë që foli për DeGeneres duke e quajtur atë “të ftohtë dhe të largët”. Nikkie tha se paraqitja e saj në “The Ellen Show” e la tepër të zhgënjyer pasi ajo ishte fanse e Ellen. Gjatë një interviste për një revistë holandeze, Nikki tha: “Ndoshta po tregohem naive, por mendoja që ata të më prisnin ngrohtë. Por në vend të kësaj unë u përshëndeta nga një punëtor i zemëruar, i cili ishte pak i mbingarkuar.” Nikki pretendoi se ajo nuk mori përfitimet VIP si disa nga të ftuarit e tjerë të famshëm.

Pas kësaj vërshuan një mori njerëzish në Twitter të cilët shprehën ankesat e tyre për Ellen. Ndërsa, saktësia e Tweet-eve është e pamundur të verifikohet, raportet përfshinin punonjës aktualë dhe ish-punonjës të cilët u ankuan për ngacmime të supozuara në prapaskenë, duke nxitur një hetim të brendshëm të shfaqjes nga Warner Bros. Neil Brien, i cili punoi si producent ekzekutiv në emisionin “Today”, pohoi se ai ishte udhëzuar të mos e shikonte ose të fliste me Ellen kur punonte me të në vitin 2013. Në vitin 2020 u raportua se ekipi televiziv i Ellen ishte ankuar për uljen e pagave dhe komunikimin e dobët. Pothuajse të gjithë anëtarët e ekuipazhit u paralajmëruan për një ulje të pagës me 60%, ndërsa shfaqja vazhdoi të transmetohej nga shtëpia e Ellen gjatë bllokimit, tha një burim për Variety në atë kohë. Para koronavirusit, burimi i brendshëm tha se një ekip prej më shumë se 30 personash punoi në Ellen për të siguruar prodhimin e qetë të shfaqjes. Por ata thanë se vetëm katër anëtarë të ekuipazhit duheshin për të punuar në versionin shtëpiak të transmetimit.

Pas një hetimi, Warner Bros bëri ndryshime në personel pas hetimit mbi pretendimet për një mjedis pune toksik në Ellen DeGeneres Show.

Pas gjithë kësaj Ellen kërkoi falje: “Ditën e parë të shfaqjes sonë, u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Shfaqja e “Ellen DeGeneres” do të ishte një vend lumturie, askush nuk do ta ngrinte kurrë zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi dhe jam e zhgënjyer kur mësova se nuk ka qenë kështu. Dhe për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që besoj dhe asaj që shpresoja për shfaqjen tonë.”

Pavarësisht kësaj Ellen tashmë nuk do arrijë të ndreqë reputacionin e saj sidomos tani që emisioni mbaroi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi e akuzuan për keqtrajtim në punë

Ellen DeGeneres largon tre producentët e emisionit

Reagon për herë të parë pas akuzave të rënda

Ellen DeGeneres thyen heshtjen!

“Libri i grave të guximshme”

Hillary Clinton dhe Chelsea Clinton bashkautore


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure