MENU
klinika

Vuçiç, vlerëson Edi Ramën

“Shqipëria po na mbështet aq sa Hungaria”

26.05.2022 - 10:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga Davosi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama po i ofron mbështetje dhe se ata, së bashku, do ta bëjnë Ballkanin e Hapur.

Vuçiç ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe se ai e Rama po mirëkuptohen gjithnjë e më shumë, duke thënë se Shqipëria e ka mbështetur Serbinë në nivelin e njëjtë siç e mbështetur Hungaria, raporton Tanjug.

Këtë deklaratë, Vuçiç e ka dhënë për RTS, kur është pyetur nëse vendimi i Parlamentit të Shqipërisë për ta refuzuar votimin e një rezolute për Srebrenicën, ka ndikuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Po ashtu, Vuçiç ka folur edhe për një bisedë telefonike që do ta zhvillojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas tij, biseda do të jetë korrekte dhe e mirë dhe se Serbia do të përfitojë çmime të farovshme gazi nga biseda me presidentin rus. /GazetaExpress/