MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Sot seancë plenare, Zelensky video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë

03.05.2022 - 08:00

Sot presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-mesazhi. Seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane.

Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.