Kombëtarja shqiptare ka vijuar stërvitjen në Durrës në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Çdo gjë ka shkuar mirë deri tani dhe nuk ka pasur probleme.
Në konferencën e sotme për shtyp ishin të pranishëm Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami. Të dy kuqezinjtë vunë theksin në ndeshjen e parë me Islandën më 6 qershor në transfertë, sfidë e cila vlen dyfish, pasi nëse kalohet me sukses, vijnë më të karikuar për ndeshjen me Izraelin më 10 qershor. Cikalleshi theksoi:
Përgatitjet? – Normalisht jemi ne fund te kampionatit por këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne , jemi të fokusuar në stërvitje, çdo gjë po shkon sipas planit. Na ndajnë pak ditë nga ndeshja e parë uroj mos te kemi dëmtime deri në fund dhe të jemi të plotë në skuadër dhe mos të kemi mungesa.
Elementët e rinj – Është një grup ku ne do te kërkojmë me te mirën dhe do ta tentojmë kualifikimin, duhet te kemi parasysh qe kemi dy ekipe me jo shume diferencë nga ne. Mund të themi se kemi pasur fat qe Rusia nuk është më në grup. Duhet te fokusohemi, fillimin i mbare është gjysma e punës.
Me Islandën duhet patjetër një rezultat pozitiv nëse duam vendin e parë. Kemi treguar ne miqësoret para qe jemi ne gjendje te mire na mungojnë pak gjëra, nëse i korrigjojmë dhe ato pak gjëra mund te beje krenar tifozët tanë me rezultatet në këtë grup
Sulmuesit në skuadër? – Për ne sulmuesit normalisht është e rëndësishme te shënojmë sepse ndihmon me moralin në Kombëtare, jam i sigurt se për te arritur rezultate duhet te funksionojmë si grup, historia ka treguar qe e bëjmë diferencën kur jemi te bashkuar.
Mesfushorët janë duke luajtur, kane minutat ne këmbë, dhe ne sulmuesit kemi arritur te shënojmë. Nëse sulmesit shënojnë dhe skuadra funksionon e gjitha do të ishte më e mira, harmonia ne grup do na çojë përpara.”