MENU
klinika

Alexander Ceferin

“Superliga mbaroi, tifozët anglezë na ndihmuan, ata italianë…”

02.05.2022 - 18:16

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është rikthyer të flasë lidhur me çështjen e Superligës së Europës. Në një prononcim për “Sportske Novosti”, Ceferin e ka cilësuar atë një çështje të mbyllur, ku nuk ka harruar të falënderojë tifozët anglezë për ndihmën e dhënë kundër kësaj ideje të klubeve të mëdhaja europiane.

“Superliga e Europës? Ka mbaruar. Po përpiqemi të gjejmë gjuhën me klubet që u përpoqën ta krijonin. Do të përpiqemi t’i kënaqim pretendimet e tyre, por ajo ide nuk do të funksionojë kurrë.

Dua të falënderoj tifozët e Premier League, ata na ndihmuan shumë në mbylljen e atij projekti. Tifozët atje janë të ndryshëm nga të vendeve të tjera, tifozët italianë, si një shembull konkret, nuk bënë asgjë për të na ndihmuar”, u shpreh Ceferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leo shënoi golin e 500-të ndaj Real

Blen fanellën e Messit për rreth gjysmë miliard euro