MENU
klinika

“Një ekip i quajtur Ukrainë”

Takimi emocionues mes Zelenskiyt dhe Shevchenkos

19.05.2022 - 13:23

Ditën e djeshme, legjenda e futbollit ukrainas dhe ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e djeshme me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Emri më i përfolur i kohëve të fundit, Zelenskiy, ka postuar një video në Instagram ku takohet dhe përqafohet me mall me Shevchenkon në zyrën e tij.

Presidenti i Ukrainës ka falenderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën e tij dhe i thotë se tashmë është shumë e rëndësishme që i gjithë populli ukrainas të jetë si një ekip i fortë.

“Andriy Shevchenko faleminderit! Për t’i thënë me zë të lartë të vërtetën për luftën mbarë botës. Me ndihmën e ukrainasve dhe projekteve bamirëse. Tani është shumë e rëndësishmë të jesh një ekip i fortë. Një ekip i quajtur Ukrainë”, – shkruan Zelenskiy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e legjendës së futbollit ukrainas

Shevchenko: Rusë, ngrijeni zërin, po vdesin njerëz!


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi