Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se në dy raundet e fundit për zgjedhjen e presidentit do të propozojnë emrat e tyre.
Ai u shpreh se opozita nuk pranoi të marrë përgjegjësinë e saj ndërsa shtoi se janë të gatshëm të dialogojnë me këdo.
“E para siç e patë ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur propozim konkret nga opozota. Raundi i dyutë dhe i tretë ne nuk do të kishim një propozim tonin me besimin se opozita do të merrte përgjegjësitë për të propozuar kandidatura në proces.
Ne nuk do ta lëmë vvendin pa president dhe do të propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi ku dëshira jonë është të dialogojmë me këdo.
Mos të harrojmë që në raundet e fundit kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues ku askush nuk mmund të marrë peng zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Balla.