Tirana pret finalen e madhe të “Conference League” dhe atmosfera është e ndezur. Kryeministri po ashtu, ditën e nis duke postuar në ‘Facebook”, një fotografi të 32 vjetëve pas… Eksodi i shqiptarëve, kur mijëra vetë u nisën me anije drejt Italisë.
Në fotografinë e ripostuar nga “Twitteri” i skuadrës së Romës, ku shkruhet “Andiamo a Tirana (Le të shkojmë, në Tiranë)”, Rama shkruan “Hajdeni, hajdeni”, pasi në kryeqytetin shqiptar priten të mbërrijnë qindra tifozë.
Njëlloj si qyteti i Barit në Itali, në vitinn 1990 – kur u shpall gjendja e emergjencës – Tirana, ditën e nesërme do të jetë vetëm e tifozëve, pasi nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe është shpallur ditë pushimi.
“Roma” dhe “Feyenoord” do të përballen të mërkurën, në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment kulminant, për historinë e futbollit shqiptar: për herë të parë në Shqipëri, një finale europiane.