MENU
klinika

Ish-kryetarja e Parlamentit paralajmëron krizë në PS

Topalli: Së shpejti do të dalin të zbuluar, po shihet vetëm opozita

16.05.2022 - 21:04

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli paralajmëron krizë edhe në anën e maxhorancës.

E pyetur lidhur me procesin për zgjedhjen e kandidaturave të presidentit të ri, Topalli tha në “A2News”, se me vullnet dhe besim, ky proces duhet të kishte nisur me reformimin e politikës dhe institucioneve.

Topalli tha se ndonëse sot duket sikur vetëm PD-ja po përjeton krizë, shumë shpejt do të preket dhe maxhoranca.

“Po të kishte një vullnet dhe të ishim besim mirë në këtë proces, mund të fillonim të bënim një hap të parë drejt reformimit të politikës, të institucioneve, të cilët nuk e di sa të ndërgjegjshëm janë për krizën që po përjetojnë, institucionet. Duket vetëm pjesa e opozitës, por edhe pjesa tjetër do të dalë zbuluar shumë shpejt”, deklaroi Topalli.