MENU
klinika

Trafik i rënduar

Trajleri pëson defekt, bllokohet qarkullimi në Shëngjin

31.05.2022 - 10:43

Që prej orës 7 të mëngjesit, përgjatë superstradës Lezhë-Milot është krijua një trafik i rënduar, pasi një trajler ka pësuar defekt në kryqëzimin e Shëngjinit, duke bllokuar hyrjen në qytet.

Për të lehtësuar sadopak lëvizjen dhe orientuar drejtuesit e automjeteve janë vendosur efektiv te policisë rrugore në disa pika.