Pas “pole position” arritur një ditë më parë, piloti italian Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP (pista e Jerez). Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin e Ducati, që rikthehet protagonist dhe pretendent për titullin kampion këtë sezon.
Në vendin e dytë u rendit francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, kampioni i botës në fuqi. Ai dueloi “rrotë më rrotë” me Bagnaia, në një sfidë mjaft të bukur deri në metrat e fundit, por pa mundur të fitojë. Në podium u ngjit edhe spanjolli Aleix Espargaro me Aprilia, i treti.
I katërti doli spanjolli Marc Marquez, ndërkohë që për herë të parë këtë sezon, në “top-10” hyri edhe një nga pilotët e skuadrës së Valentino Rossi (VR46), Marco Bezzecchi. Pas kësaj gare, Quartararo ruan kreun e renditjes në Moto GP (89 pikë), ndjekur nga Espargaro (82) e Bastianini (69).
There was no stopping @ericgranado in Jerez! 🙌
Another storming performance see’s him take a double victory for the first time since the 2019 #ValenciaGP! 🔥#MotoE | #SpanishGP 🇪🇸 pic.twitter.com/GaN2SkqnpA
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) May 1, 2022