14.05.2022 - 10:22
Një avion, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë.
Mediet shkruajnë se shkak është bërë se një udhëtar i moshuar, papritmas ka ndërruar jetë.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas Ina.
Pas pauzës së detyrueshme, avioni me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.