UEFA ka vendosur zyrtarisht që të përjashtojë ekipet ruse dhe kombëtaren e këtij vendi nga aktivitetet e saj edhe për sezonin tjetër. E thënë ndryshe, Rusia nuk do të luajë duke filluar pikërisht nga pjesëmarrja në Ligën e Kombeve, teksa ndeshja e parë përkonte me Shqipërinë më 2 qershor.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UIEFA-s, është vendosur që të merret kjo masë për të garantuar që planifikimi dhe zhvillimi i sezonit të ardhshëm të zhvillohet në kushte normale, pa pasur gjithmonë dyshimet që Rusia do të jetë apo jo e sanksionuar për shkak të luftës në Ukrainë.
“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe do të renditet automatikisht e katërta në këtë grup. Si rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës në grupe dhe do të renditen në vendin e 16, të fundit, në Ligën B”, – shkruhet në pjesën e vendimit që i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve 2022.
Russia will not participate in this summer’s UEFA Women’s EURO 2022.
Portugal, the opponent defeated by Russia in the qualifying play-offs, will now participate in Group C.
Additionally, Russian teams will not participate in UEFA club competitions next season.
More info: ⬇️
— UEFA (@UEFA) May 2, 2022
Ky lajm është i mirë për Shqipërinë pasi i jep asaj një mundësi reale për të fituar grupin, ku tashmë kundërshtare ka vetëm Islandën dhe Izraelin, ndërsa garanton që nuk do të bjerë nga kjo Ligë në fund të edicionit, duke qenë të paktën edhe një tjetër sezon në Ligën B me kundërshtarë më të fortë e më shumë të ardhura financiare.
Të njëjtin fat si kombëtarja A e meshkujve e kanë pësuar edhe ato të moshave, ashtu si edhe për futbollin e femrave, futbollin e sallës, si dhe është bërë e ditur se asnjë klub rus nuk do të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës në edicionin 2022-2023. Gjithashtu, UEFA ka refuzuar aplikimin e Rusisë për të qenë vendi organizator i EURO 2028/2032.