MENU
klinika

Në kujtimet e Eqrem bej Vlorës...

Vallë turqit t’i kenë njohur “cilësitë” e shqiptarëve?!

15.05.2022 - 09:01

          Një personalitet dhe figurë poliedrike e Shqipërisë së periudhës 1912-1944, Eqrem bej Vlora, në Kujtimet e tij (nga kritika, i cilësuar si magjepsës), mes të tjerash, do të përmendte një bisedë të tij me Kajmekamin El-Maanin, një ministër të Perandorisë osmane, kur ajo ishte në grahmat e fundit të saj, pak vite para se shqiptarët të fitonin pavaresinë dhe të kishin shtetin e tyre në Ballkan.

Beu i fundit, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, do të hidhte në letër këto fjalë:

“Unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët, më mirë sesa mendoni ju.

Ju keni jetuar në Perandorinë Osmane, jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë, më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj.

Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni.

Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!”.

Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë. Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin “shqiptarë”. Dhe sa e sa herë më janë kujtuar fjalët profetike të atij turku të ri, më vonë, kur në Shqipëri isha i detyruar të shihja me tmerr e neveri, sesi njerëzit që donin të bëheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me këmbë shoqi-shoqin, vetëm e vetëm se në koritë nuk kishte vend për të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Mund ta duash, apo ta urresh... por''

Eqrem bej Vlora e vlerësonte Zogun, si ”njeri i madh”

Cila ishte vajza e hijshme e Vrionëve?

Eqerem Bej Vlora zgjodhi “me mend e jo me zemër”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit