MENU
klinika

Njofton urdhrin e ri që ka firmosur

Vladimir Putin nis fjalimin në paradën e Ditës së Fitores

09.05.2022 - 09:42

Në Rusi kremtohet sot Dita e Fitores, 9 Maji dhe e gjithë bota është me sytë nga Moska për rëndësinë që ka kjo ditë në lidhje me pushtimin që ka nisur Vladimir Putin në Ukrainë. Analistë të shumtë kanë thënë që Perëndimi është “gjithë sy e veshë” për të dëgjuar “planet” e Putinin në fjalimin e tij këtë të hënë.

Në nisje të fjalimit të tij në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, Putin ka uruar forcat ushtarake ruse për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vjet më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës, duke thënë:

“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos jetë djegur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve”.

“Lavdi forcave tona të armatosura. Për Rusinë! Për fitore!”- tha ai dhe pasoi një përshëndetje me të shtëna armësh dhe muzikë patriotike.

Parada e Ditës së Fitores nisi me një minutë heshtje. Putin ka thënë më pas se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.

Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se sot ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje vendimtare” për “fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Sipas The Guardian, gjatë fjalimit të tij, Putin bëri një deklaratë të fortë kur tha se Rusia “ishte një komb i bashkuar multietnik”:

“Sup më sup, ushtarë dhe oficerë po qëndrojnë këtu nga shumë rajone të atdheut tonë të madh, përfshirë ata që mbërritën këtu direkt nga Donbasi, direkt nga zona e luftës.

Kujtojmë se si armiku i Rusisë u përpoq të përdorte kundër nesh bandat e terrorizmit ndërkombëtar. U përpoqën të mbjellin armiqësi ndërkombëtare dhe fetare për të na thyer, për të na dobësuar nga brenda, por dështuan.

Sot luftëtarët tanë të etnive të ndryshme po luftojnë së bashku në betejë. Ata mbrojnë njëri-tjetrin nga plumbat, copëzat dhe prerjet, vërtet si vëllezër, dhe kjo është forca e Rusisë. Forca e pamposhtur e kombit tonë multietnik”, mesohet te kete deklaruar Putin.

Putini bën deklaratën e rrallë ku pranon humbjet e forcave ushtarake

Fjalimi i Vladimir Putin për Ditën e Fitores ishte disi i pazakontë.

Edhe pse disa kishin frikë se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të trupave të tij në Ukrainë, nuk kishte asnjë deklaratë për këtë.

Ai gjithashtu iu referua humbjeve ushtarake ruse, duke mbajtur një minutë heshtje për ushtarët e rënë.

Presidenti tha se do të kishte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pranim i rrallë nga ai për humbjet e forcave të Rusisë.

Përgatiti Panorama– The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Bota pret fjalimin e Presidentit Vladimir Putin


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!