MENU
klinika

Analiza

Vladimir Putin nuk është Pjetri i Madh

21.05.2022 - 11:45

Presidenti rus Vladimir Putin i pëlqen të krijojë një narrativë kombëtare që i shërben qëllimeve të tij politike të brendshme – ose interpretimet e tij idiosinkratike të historisë.

Mbi tavolinën ceremoniale të Putinit në dhomën e tij të kabinetit është një statujë bronzi e Pjetrit të Madh, i cili luftoi me suedezët për dominimin e Evropës Qendrore, siç vërehet nga redaktori i Financial Times, Lionel Barber.

Por çfarë do të mendonte hero du jour i Putinit për vrasjet e civilëve ukrainas dhe përdhunimet e kryera nga trupat ruse sot?

Vetë Pjetri nuk ishte shenjtor. Ai i ekzekutoi rojet rebele të pallatit dhe djalin e tij të madh e torturuan dhe e vranë. Por kur trupat e tij pushtuan Narvën nga suedezët në 1704, ai ndaloi një gjakderdhje dhe, me shpatën në dorë, e ndaloi masakrën, sipas rrëfimeve bashkëkohore.

Cari aktual i Rusisë nuk është Pjetri i Madh.

France compares Putin to Peter the Great – the SAFIA Blog

Teksavarrezat masive vazhdojnë të zbulohen në qytete dhe fshatra përreth Kievit, duke përfshirë Bucha, Irpin dhe Borodyanka, përgjigja e Kremlinit mbetet e paqartë.

Ai akuzon ukrainasit për gënjeshtra, për shpikjen e mizorive që nuk kanë ndodhur kurrë, për varret dhe kufomat.

Ky refuzim për të pranuar abuzimin skandaloz dhe masakrën e të pambrojturve duket edhe më tronditës.

Ka histori si për shembull, një grua 25-vjeçare që detyrohet të shikojë motrën e saj 16-vjeçare duke u përdhunuar; një nënë e lidhur teksa dhunohej djali i saj 11-vjeçar.

Sipas Ombudsmanit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmyla Denisova, një grup prej 25 grave dhe vajzave u mbajtën në një bodrum nga rusët për gati një muaj. Tani nëntë prej tyre janë shtatzënë.

“Ushtarët rusë u thanë atyre se do t’i përdhunonin deri në atë pikë sa nuk do të dëshironin kontakt seksual me asnjë burrë, për t’i penguar ata të kishin fëmijë ukrainas,” tha Denisova.

Ukrainasit thonë se vrasjet dhe përdhunimet janë pjesë përbërëse e një fushate gjenocidi, pjesë e përpjekjes për të zhdukur një komb që Putini mendon se nuk ekziston realisht – ose nuk duhet të ekzistojë.

Muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken i përshkroi vrasjet e joluftëtarëve si pjesë e një fushate të qëllimshme terrori, jo vetëm akte të rastësishme të ushtarëve të keqdisiplinuar.

Megjithatë, as Blinken dhe as ukrainasit nuk kanëprova të forta që vërtetojnë se kjo ishte pjesë e një fushate të qëllimshme terrori.

Dhe në dëshmitë nga marrja në pyetje e të burgosurve rusë të luftës të liruar nga ukrainasit, ushtarët nuk thonë se ishin udhëzuar të qëllonin civilë ose t’i përdhunonin dhe torturonin.

Disa vendas nga Bucha me të cilët fola vunë re se ushtarët e parë rusë kishin qenë mizorë, por vala e dytë ishte ndryshe.

Veronika, e cila arriti të largohej nga qyteti pasi jetoi nën pushtimin rus për tre ditë, më tha se pushtuesit fillestarë dukeshin më profesionistë, më të disiplinuar, por ushtarët që erdhën pas, shumë prej të cilëve ishin çeçenë, “ishin vërtet bisha”.

LVIV, UKRAINE – APRIL 18: Firefighters battle a blaze after a civilian building was hit by a Russian missile on April 18, 2022 in Lviv, Ukraine. At least six people were killed and eight wounded in missile strikes in different areas of the city, according to the governor. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, ka akuzuar gjithashtu Rusinë për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte dhe ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e pyetjes nëse ka ndonjë provë konkrete të urdhrave apo udhëzimeve të dhëna nga lart për komandantët dhe ushtarët rusë, duke u thënë atyre të veprojnë si demonë.

Për krahasim, për luftën e tij të asgjësimit kundër Rusisë, Adolf Hitleri dhe komanda naziste kishin dhënë vërtet urdhra për gjakderdhje, duke e bërë të qartë se hebrenjtë dhe sllavët ishin anëtarë të “racave” inferiore dhe duhej të trajtoheshin si të tillë.

“Lufta kundër Rusisë është një pjesë themelore e luftës së popullit gjerman për ekzistencë,” tha gjenerali Erich Hoepner në një urdhër të lëshuar në prag të Operacionit Barbarossa në 1941.

Gjeneralë të tjerë nazistë jepnin urdhra të ngjashëm – ushtarët nuk kishin nevojë për shumë nxitje, në fakt. Me kalimin e viteve, ata ishin ushqyer me inferioritetin e hebrenjve, sllavëve dhe polakëve.

Ushtarët rusë ishin të përgatitur në mënyrë të ngjashme përpara pushtimit të Ukrainës – nëse urdhrat për të vrarë dhe përdhunuar ishin dhënë apo jo, është e diskutueshme. Atyre u ishte thënë se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” ishte “denazifikimi” i Ukrainës dhe shpëtimi i Rusisë nga një kërcënim ekzistencial.

Të gjitha ushtritë bëjnë gjëra mizore. Por siç vuri në dukje Max Hastings, një historian: “Sfida, për të gjitha ushtritë në të gjitha epokat, është të vlerësojnë virtytet e luftëtarëve, duke refuzuar ekseset e luftëtarëve.”

Dështimi i Moskës për ta bërë këtë nuk ka emërtim.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al