MENU
klinika

Premier League, Java 36

Vlen pak dopieta e Lukakut, Chelsea e pëson në fund

07.05.2022 - 18:00

Chelsea për të tretën ndeshje radhazi nuk po del te fitorja, duke rrezikuar vendin e tretë në Premier League. Blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se nja barazim 2-2 ndaj Wolves, sfidë e lujatur në “Stamford Bridge”.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Stamford Bridge ka qenë Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, i cili nuk shënonte në kampionat nga 29 dhjetori i 2021-shit, ka realizuar dy gola në harkun e dy minutave në pjesën e dytë.

Ish-sulmuesi i Inter-it ka zhbllokuar takimin në minutën e 56-të me një penallti dhe më pas ka dyfishuar avantazhin në të 58-ën me një finalizim të bukur pas një asisti të Pulisic. Me dygolëshin e sotëm, Big Rom ka arritur kuotën e 200 golave në karrierë në kampionatet ku ka luajtur dhe është bërë golashënuesi më i mirë i Chelsea-t në këtë sezon me 14 gola.

I pranishëm në Stamford Bridge ka qenë edhe Todd Boehly, pronari i ri i londinezëve, i cili e ka blerë klubin për 4.25 miliardë sterlina. Biznesmeni amerikan ka qenë protagonist i një momenti komik në minutën e 38-të të ndeshjes.

Në fillim ka festuar për golin e realizuar nga Loftus-Cheek, më pas ka mbetur i befasuar pas anulimit të golit nga VAR. Befasia për vendasit ka ardhur në minutat e fundit të takimit. Trincao ka ngushtuar diferencat në minutën e 79-të dhe Coady ka barazuar ndeshjen në të 97-ën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon