Ndeshjet e qershorit janë në prag, ku Shqipëria ka në program 2 ndeshje për Nations League. Kuqezinjtë kanë transfertën e Islandës me datën 6, ndërsa 4 ditë më pas, presin Izraelin në shtëpi.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, në një intervistë të dhënë për TV Klan është shprehur optimist se gjërat do të shkojnë siç duhet:
“Të gjithë ndihemi mirë, kemi pasur 2-3 ditë pushim të gjithë lojtarët, se jemi në fund të kampionateve, të gjithë çunat i pashë mirë, besoj që jemi gati.
Me të vërtet janë ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi të përqendruar, të vazhdojmë punën që lamë me Gjeorgjinë dhe Spanjën, të vazhdojmë kështu, sepse me të vërtetë jemi rritur shumë kemi besim në veten tonë, që mund të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet.
Islanda është një skuadër shumë agresive që vrapon shumë, gjithashtu Izraeli është një skuadër mjaft e mirë nga ana taktike. Besoj se ata do na kenë frikë neve, sepse jemi një skuadër që kemi bërë një grup të mirë dhe po luajmë mirë futboll.
6 pikë do të ishin gjëra më e mirë në 2 ndeshjet e ardhshme. Të gjithë çunat e dinë këtë gjë dhe më të vërtet i shikoj të përqendruar për të dhënë maksimumin. Nëpërmjet Ligës së Kombeve, mund të shkojmë në grupet e Europianit, siç bëri Maqedonia e Veriut” – tha Hysaj.