26.05.2022 - 19:04
Giacomo Vrioni nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi shqiptar pas golave të shënuar në javët e fundit, nuk ka zhgënyer as këtë herë, duke u kthyer në protagonist absolut.
Rapidi i Vienës realizoi 2 gola ndaj Tirol për 14 minuta, në finalen e Play Off në kampionatin austriak. Për të ngushtuar shifrat mendon Vrioni, që “tund rrjetën” në minutën e 27-të. Ndeshja u mbyll 1-2.
Kartoni i 23 vjeçarit zotërohet nga Juventus, sakaq këtë sezon numëron 18 gola, vetëm një më pak se shënuesi më i mirë i Bundesligës austriake. Vrioni ka edhe një ndeshje në dispozicion, të kthimit në transfertë po me Rapid Vjena.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sulmuesi i Kombëtares
Nga Messi te De Biasi e Reja, Manaj flet në 360⁰
Marash Kumbulla