MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga otoskleroza dhe nuk dëgjoj, çfarë më këshilloni?

05.05.2022 - 10:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Kam otosklerozë dhe nuk dëgjoj për 30 vjet. Tani kam humje ekuilibri dhe mangësi në të folur. Aparati nuk funksionon, pasi radiograma tregon nën 0 . Si të veproj?

Mjeku: Otoskleroza është një sëmundje që shoqërohet me rënie dëgjimi, marrje mendsh dhe zhurmë në vesh.

Mangësi në të folur mund të ketë në rastet kur pacienti vuan nga otoskleroza e lindur. Nëse pacienti nuk ka dëgjuar që në vogëli, sigurisht që nuk ka si të flasë. Për këtë arsye do të ishte i nevojshëm një panoramim më i saktë i rastit, si përshembull është e nevojshme të dimë moshën e pacientit.

Megjithatë, për këtë rast pacienti duhet të paraqitet tek mjeku otokirurg dhe të shikojë mundësinë e një operacioni. Kështu mund të bëhet e mundur vendosja e një proteze në vesh, që jo vetëm qetëson marramendjen, por edhe rikthen mundësinë për dëgjim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN