04.05.2022 - 22:28
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, teksa falënderimin e ka përcjellë edhe me një foto krah për krah me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiçi ka postuar një foto në Twitter, ku ai shihet në mes. Në krahun e tij të djathtë është Kurti e më pas vjen emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.
“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiçi.
Gjatë ditës së mërkurë, kancelari gjerman Olaf Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiçin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Lajçaku.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vuçiç 'zihet ngushtë' në konferencë me Scholz
A do të tërhiqet Serbia nga KE nëse anëtarësohet Kosova?
Albin Kurti: Nismat e tjera nuk i mirëpresim!