16.05.2022 - 12:21
Një parcelë me 567 bimë narkotike është zbuluar në fshatin Ças në Velipolë. Në kuadër të operacionit ‘Ças’, policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasin Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim Ndue Çunin, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit Erlin Pllumi, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin Ndue Çuni.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.