MENU
klinika

Zgjedhja e Presidentit

Alibeaj mbledh grupin parlamentar/ Deputetët që marrin pjesë

26.05.2022 - 11:22

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur prej orës 10 e 30 mbledhjen në selinë blu, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar mbi qëndrimin për raundin e tretë për Presidentin e Republikës.

Janë 20 deputetët që kanë ardhur deri tani në mbledhjen e grupit të Alibeajt.

Mësohet se grupi i PD nuk do të propozojë asnjë emër kandidati për President, duke djegur kështu dhe raundin e tretë ku kreu i shtetit sipas Kushtetutës zgjidhjet me konsensus.

Ndërkohë mësohet se paralel po zhvillohet dhe një mbledhje e disa anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit ku diskutohet për listën e anëtarëve të kryesisë që zgjidhen të shtunën.

Lista e deputetëve që marrin pjesë këtë të enjte në mbledhjen e grupit parlamentar të PD:

1 Emilja Koliqi

2 Flamur Hoxha

3 Kreshnik Çollaku

4 Kastriot Piroli

5 Saimir Korreshi

6 Merita Bakiu

7 Eralda Bano

8 Seladin Jakupllari

9 Jorida Tabaku

10 Lefter Gështenja

11 Zheni Gjergji

12 Ferdinant Xhaferri

13 Arbi Agalliu

14 Andia Ulliri

15 Gazment Bardhi

16 Dhurata Çupi

17 Enkeled Alibeaj

18 Bledjon Nallbati

19 Oriola Pampuri

20 Dashnor Sula

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN