06.05.2022 - 19:47
Pas miratimit të rezolutës për zgjedhjen e presidentit të ri, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar për kryetarin e ri të këtij institucioni. Të gjithë anëtarët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur një nga dy emrat, Edi Paloka dhe Eleina Qirici.
Kujtojmë se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.