MENU
klinika

Fitorja e Ukrainës në Eurovizion

Zyrtari i NATO-s: Kënga ishte një mesazh ndaj Vladimir Putin

15.05.2022 - 11:35

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Grupi rap-folk, të cilit iu dha leja speciale për t’u larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta, u ngjit në vendin e parë me 631 pikë, kryesisht në bazë të votës së publikut në të gjithë kontinentin.

Midis atyre që urojnë vendin është Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, i cili thotë se kënga ishte e bukur dhe suksesi i saj tregoi mbështetje të pamasë publike për trimërinë e Ukrainës. “Pra, mesazhi që duam t’i dërgojmë zotit Putin është se ata kanë filluar luftën më brutale dhe cinike që nga Lufta e Dytë Botërore,” shton Geoana.

Ai thotë se lideri rus ishte ndoshta “i befasuar sinqerisht nga trimëria e popullit ukrainas dhe nga uniteti i Perëndimit politik”. “Kështu që unë po them se ne jemi të bashkuar. Ne jemi të fortë, do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën për të fituar këtë luftë” përfundon Geoana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN