MENU
klinika

Në një ishull

30 mijë euro në ditë, vila ku po pushon Messi

22.06.2022 - 13:33

Kjo është vila “Sa Ferradura”, ishulli spektakolar ku po pushojnë Lionel Messi dhe cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre. Një mrekulli e vërtetë, që shumë pak mund ta aksesojnë, sepse kushton plot 30 mijë euro ditë-nata (24 orë).

Pushimet mbas sezonit të gjatë e të lodhshëm kanë mbërritur për futbollistët, që janë nisur në destinacionet e tyre të preferuara për të kaluar pak kohë me familjet dhe miqtë. Rasti me Lionel Messin nuk është ndryshe, pasi ylli i Paris Saint-Germain ka fluturuar në Ibiza me gruan e tij, Antonella Roccuzzo, dhe fëmijët për pushime.

Antonella ka ndarë në Instagram disa foto nga pushimet e saj me Messin. Ajo që duhet theksuar është se Messit në pushime iu bashkua edhe ish-shoku te Barcelona, Cesc Fabregas dhe gruaja e tij Daniella Semaan.

Të dyja familjet thuhet se kanë marrë me qira një jaht 60.000 £ në javë për të shëtitur në Mesdhe. Tre djemtë e Messit, Mateo, Thiago dhe Ciro, u panë gjithashtu në fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale, ndërsa mund të shihen edhe tre fëmijët e Fabregas, vajzat Lia dhe Capri, si dhe djali Leonardo.