MENU
klinika

Vrasja në Shkodër

74-vjeçari jepte para me fajde, ja pista ku po heton policia

16.06.2022 - 11:33

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shtetasit Lulash Qepuri, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Stom Golem të njësisë Rrethina në Shkodër.

Dyshimet e policisë për vrasjen e shtetasit Lulash Qepuri janë për shkak të parave me fajde. Policia vendore ka informacione të siguruara në rrugë operative se 74-vjeçari ka lëshuar para me fajde dhe ky mund të jetë shkaku që ka çuar në vrasjen e Lulash Qepurit. Dyshohet se pikërisht konfliktet që mund të kenë lindur nga ky aktivitet sollën dhe vrasjen e 74-vjeçarit Qepuri.