Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë se nënvarianti i Omicron BA5 kapërcen mbrojtjen imunitare të krijuar nga variantet e tjera të Covid.
Ai deklaroi se varianti i fundit erdhi në Europë dhe në Portugali pati valën e cila është rënie, me një ndikim spitalor dhe humbje jete modest.
Epidemilogu sqaroi se më pas varianti i ri filloi në Itali dhe Francë dhe në Shqipëri ka dy javë që ka hyrë dhe në çdo 5-6 ditë ka dyfishim të rasteve të reja.
Sipas tij, dy javë më parë kishte se më pak se 5% të testeve pozitive dhe sot jemi te niveli 30%.
“Një valë e cila do bëjë punën e saj, do hipi dhe do zbresë. Nuk ka metoda të tjera veç imunitetit natyror. Gjithë Europa perëndimore është në këtë situatë. Sytë nuk janë te numrat sa janë pozitiv, por të spitalet.
Sa kohë që spitalet janë në gjendje të kontrolluar. Po flasim për shifra minimale, po janë shtretërit nën 70% nuk është shqetësuese. Do ketë rritje raste spitalore, tendenca është për tu rritur.
Rastet spitalore janë të spostuara në rastet e reja që rriten, por nuk do jenë kurrë ato raste që kemi pasur. BA5 nuk është më i transmetueshëm se variantet e tjera, por ka mundësinë të kapërcejë mbrojtjen e dhënë nga Omicroni i parë.
Një infektim i parë me Omicron i parë ofron mbrojtje 45%. Omicron krahasuar me Deltën ka një përqindje 70% më të ulët krahasuar me Deltën, kjo është arsyeja pse spitalet janë më bosh.
Popullata ka kaluar disa variante, dhe disa kanë marrë edhe vaksina. Jo çdo shtet ka të njëjtën situatë. Vaksinimi është individual.
Omicron është variant që e kapërcen mbrojtjen, kompanitë kanë rrahur gjoksin se do ngrenë vaksinat e përditësuara te variantet e reja se deri sot janë të pabazuara te varianti origjinal, ai i Wuhan.
Do bërë individualizimi, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtën nevojë, kë godet më rëndë moshat e mëdha, të sëmurët. Transmetueshmëria nuk bllokohet as te ato shtete që kanë nivele vaksinimi 90%.
Nëse bllokon transmetueshmërinë atëherë vaksina duhet bërë, nëse jo, ky është rasti jonë, ky gur themeli nuk qëndron, duhet ta bëjnë njerëzit e rriskuar.
Sipas tij, çdo infeksion përfshi dhe grip të thjeshtë lë pasoja në kujtesë dhe efekte të tjera.”, tha ai.
Alimehmeti tha se ky është një moment që jemi në rritje, por nga shtete të tjera janë në rritje para nesh nuk janë marrë sinjale alarmi.
Sa i takon lisë së majmunit dhe dyshimeve për 250 raste, ai tha se një shifër e tillë është shumë e lartë dhe se situata aktuale e përditësuar deri para një jave flet për 3314 raste në gjithë botën të konfirmuara.
“Duket e vështirë që 250 raste të jenë në Shqipëri duke qenë shtet shumë i vogël kërkon kontakt shumë të ngushtë nuk i ngjason fare Covid, për të cilin niveli i kujdesit është shumë i lartë.
Ndaj lisë së majmunëve ka dhe vaksinë të aprovuar prej tre vitesh, shumica e rasteve janë shumë të lehta. edhe vaksinimi nga lia e njeriut me vitet që kalojnë ka bërë një diferencë, mosha poshtë 35 nuk e kanë.
Kemi një izolim kryesisht në meshkuj të rinj dhe vatrat janë të lidhura me diskutime të sferës seksuale. Kërkon edhe pjesën e këshillimit seksual dhe riprodhues. Duhen dhënë informacione që të kenë kujdes.
Kjo është diçka që zgjat 21 ditë, duhet të ketë pak kujdes për të tjerët. Është një sëmundje e vetëkufizuar. Që prej 1 janarit ne kemi në gjithë botën rreth 3400 raste.
Deri sot kemi vetëm 1 humbje jete në Nigeri nga lia e majmunëve, të gjitha rastet janë bërë në Afrikë dhe jo në Europë dhe SHBA. Sepse kujdesi shëndetësor nuk është njëlloj me Europën, SHBA dhe Australinë. Ne nuk po shohim diçka për tu shqetësuar, risku është shumë i ulët.”, tha ai.