E ftuar sot në më “Më lër të flas” emisionin e Romeo dhe Donald Veshaj ka qenë Beniada Nishani. Gjatë qëndrimit brenda në shtëpinë e Big Brother ata u përfolën se kanë pasur një pëlqim për njëri-tjetrin.
E ftuar gjithashtu në emision ka qenë Megi Pojani e cila i pyeti nëse ky thashethem ka qenë disi i vërtetë. Beniada e mohoi kategorikisht ndërsa Donaldi tha se mes tyre ka pasur kimi, por vetëm një kimi shoqërore.
Donaldi ka bërë dhe një shaka duke thënë se mes tyre ka patur diçka vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit.
Pjesë nga biseda:
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit
Megi: Një kimi, apo diçka
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Benidën kisha shoqëri dhe kimi miqësore