Kryeministri ende nuk ka dalë nga burgu!
Nuk ka tjetër shpjegim logjik refuzimi i Albin Kurtit që t’i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’:
– E do Serbinë veç për vete, nuk do ta ndajë Serbinë me shtetet e Ballkanit, sidomos me Shqipërinë.
Asnjë shtet i Ballkanit, aq më pak Shqipëria, nuk han zalloga të Serbisë më shumë se Kosova.
Në vitin 2021 Kosova u pushtua nga mallrat serbe me një rritje prej 76 %.
Pse në ‘të zezën’, fshehtas, Kosovën e ka shndërruar në pijac të Serbisë, kurse, kur lypset prej tij të dalë hapur t’i mbrojë interesat ekonomike të Kosovës, nuk pranon.
Se, hapja do të thotë zbulim i sekreteve.
Kosova nuk e ka asnjë arsye të fshihet nga ‘Ballkani i Hapur’.
Çka ka ky për të fshehur, që i tutet komunikimit, interesat e Kosovës janë publike!
Çka po të mundon!
Çelja zemrën Rifatit.
Kur Aleksandër Vuçiq ia ka ofruar rrymë për linjit, ai e ka ditur se Albin Kurti do të thotē ‘jo’, sepse është i parashikueshëm, siç janë krejt epigonët.
Hiç pa shkëmbim me linjit, energjinë elektrike të Serbisë, bashkë me Martin Berishajn, e blen nga Serbia, më shtrenjtë seç ua shet Serbia, kë po mundohet ta bëj budallë ky!
Ku e ka reciprocitetin?
Ku e ka fytyrën?
Nëse nuk i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’ për arsye se e xhelozon Edi Ramën, i cili ia ‘pamundësoi’ të bëhet ‘baba i shqiptarëve’, gabon shumë.
Edi Rama është racional, nuk është dogmat, është i drejtpërdrejt, nuk tjerr si Albin Kurti me rrotulla primitive…
Problemet i zgjidh pa praninë e hyjnive dhe teorive konspirative, si Albin Kurti.
Askush nuk ia ndalon t’i jap nasihat botës e ta paraqes veten si gjeni, e Kosovën si superfuqi, përveç e vërteta që ia ndalon.
Sepse, as nuk ka përvojë pune, por edhe ka probleme bazike, sepse i ka përzi teoritë,
as kundërshtari më i madh i tij nuk bie në kundërshtim me Albin Kurtin si Albin Kurti që bie në kundërthënie me vetveten.
Ku e gjeti ta xhelozojë bash Edi Ramën.
Ai nëse mund t’i ofrohet Abazoviqit deri te zogu i këmbës, boll e ka.
Abazoviqi, edhe ky nuk jeton në Shtetin e Platonit, nuk jeton në Utopi, por jeton në Mal të Zi.
Edi Rama si politikan është i paarritshëm për Albin Kurtin.
Që është krejtësisht i paditur, qe një shembull taze i sotit.
Sot Albin Kurti tha: ‘Ballkani e Hapur’ nuk mund të ekzistojë pa Kosovën’!
Ndërkohë ‘Ballkani i Hapur’ birinxhi po ekziston pa Kosovën.
Albin Kurti e ka izoluar Kosovën, e ka bë burg sekret, për ta bërë veten të ndjehet i rrezikuar, demek i rëndësishëm.
BE ekziston pa ‘Ballkanin e Hapur’, kurse ‘Ballkani i Hapur’ nuk ekzistuaka pa Kosovën!
Këtij nuk i dhimbset vetja, e mashtron edhe veten, jo s’po ju mashtron juve.
E vetmja ndjenjë që e bën të ndjehet i gjallë është, kur ndjehet i rrezikuar.
P.S. Mendoj se, me mend, Albin Kurti ende nuk ka dalë nga burgu i Serbisë.
Dil djalë nga burgu se u kry lufta – beso….
këtu po bëhet gjymysh….
Dil se krejt po çuditen me Ty!